Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele pamje nga Tirana, me turistët që vizitojnë kryeqytetin në kulmin e sezonit veror.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se prania e turistëve është bërë tashmë pjesë e përditshmërisë së Tiranës gjatë muajve të ngrohtë, duke e cilësuar këtë si një pamje të zakonshme për qytetin.
“Mirëmëngjes dhe me një mëngjes tashmë të zakonshëm për Tiranën që me stinën e ngrohtë zgjohet mes qindra turistëve dhe aparatesh fotografikë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi kryeministri.
Vitet e fundit, Tirana dhe Shqipëria në tërësi kanë shënuar një rritje të vazhdueshme të numrit të vizitorëve të huaj, me kryeqytetin që mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët që zgjedhin të vizitojnë vendin.





