Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 May 2026
Vizion fokus

Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë në...

Akuzohet si spiun rus, ekstradohet nga Spanja në Gjermani...

Lufta në Lindjen e Mesme, FMN: Rrezik recesioni e...

Hita në diplomimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë:...

Rama nga Estonia: Shqiptarët janë talebanë pro Perëndimit, me...

BE frikësohet nga sabotimi i Kinës, rishikon varësinë nga...

Arrestohet drejtori i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje...

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine...

Diplomohen studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Mbajeni uniformën...

“Irani nuk i beson SHBA-ve”, Araghchi: Gati për negociata...

Arrestohet drejtori i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje të një vrasjeje!

15 Maj 18:32

Drejtori i Policisë së Beogradit, Veselin Milić, është arrestuar nën dyshimet për fshehje të një krimi dhe ndihmë ndaj autorit për zhdukjen e trupit të viktimës.

Së bashku me të janë arrestuar edhe tre policë të sigurisë së tij personale, si dhe autori i dyshuar i vrasjes.

Sipas mediave serbe, që citojnë burime nga Ministria e Brendshme, Milić kishte organizuar më 12 maj një takim mes dy drejtuesve të grupeve rivale kriminale në një restorant të njohur në Beograd, me qëllim pajtimin e tyre.

Njëri prej tyre ishte Aleksandar Nesoviç, i lidhur me një grup mafioz të Beogradit të Ri, ndërsa tjetri identifikohet vetëm me inicialet S.B.

Raportohet se takimi përfundoi me konflikt mes tyre dhe S.B. qëlloi për vdekje Nesoviçin.

Sipas hetimeve, drejtori i policisë dhe truprojat e tij ndihmuan autorin për të zhdukur trupin e viktimës dhe për të pastruar vendin e ngjarjes nga provat.

Një ditë më vonë, bashkëshortja e viktimës denoncoi zhdukjen e tij, duke deklaruar se hera e fundit që kishte folur me të ishte pikërisht nga restoranti ku ndodhi ngjarja.

Hetimet kriminalistike zbuluan gjurmë gjaku që i përkisnin viktimës, çka çoi në zbulimin e krimit dhe përfshirjen e zyrtarëve policorë.

Partitë opozitare në Serbi kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Ivica Dačić, si dhe shkarkimin e kreut të policisë serbe, duke akuzuar qeverinë se “ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar”.

Veselin Milić kishte shërbyer si këshilltar sigurie i presidentit serb Aleksandar Vučić gjatë viteve 2018-2020.

Ai ishte dekoruar disa herë për shërbimin në polici, përfshirë medaljen e artë të guximit “Milos Obiliç”, të dhënë nga Vuçiç në vitin 2021.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Arrestohet Beograd Drejtori Fshehu policia Vizion Plus vrasje

Nga e njëjta kategori

Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë në luftë

më shumë...

Akuzohet si spiun rus, ekstradohet nga Spanja në Gjermani një ukrainas

më shumë...

Lufta në Lindjen e Mesme, FMN: Rrezik recesioni e destabiliteti

më shumë...

Hita në diplomimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë: Sfida jonë mbetet përmirësimi i imazhit dhe rritja e besueshmërisë së Policisë te qytetarët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:36

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

8:27

Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe...

8:04

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

8:02

Akuzohet si spiun rus, ekstradohet nga Spanja...

7:41

Lufta në Lindjen e Mesme, FMN: Rrezik...

7:14

Hita në diplomimin e studentëve të Akademisë...

7:09

Rama nga Estonia: Shqiptarët janë talebanë pro...

6:39

BE frikësohet nga sabotimi i Kinës, rishikon...

6:32

Arrestohet drejtori i policisë së Beogradit, dyshohet...

6:30

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për...

6:07

Diplomohen studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari:...

6:00

“Irani nuk i beson SHBA-ve”, Araghchi: Gati...

5:45

Ministri Nufi takon pjesëmarrësit e Kursit të...

5:41

Surprizë në horizont për Kombëtaren, një emër...

5:35

Toleruan ndërtimet pa leje, AMP aksion në...

5:20

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 205 robër...

5:17

Kina kërkon hapjen e menjëhershme të Ngushticës...

5:09

Luftë mes bandave të drogës në Francë,...

5:06

Makina përfundon në përroin e Zaranikës në...

5:05

Sulm në një ndërtesë banimi në Kiev,...

Më të klikuarat

  • U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron jetë në spita...
  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • Hëna e Re e fundit e pranverës sjell lajme të forta, Meri Gj...
  • Tragjedi në një shpellë nënujore në Maldive! Humbin jetën 5...
  • “Izolimi dixhital” i Trump në Pekin! Pse u detyr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.