Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

Ishte shpallur e zhdukur prej 25 prillit, gjendet influencerja...

Alesia Balliu sfidon Berishën: Do garoj për kryetare të...

Trump synon të reduktojë numrin e trupave në Gjermani...

Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i...

SHBA-të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së raketës hipersonike ‘Dark...

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti vendosin sfidën...

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të...

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë, plagoset bariu

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për UFO-t

Lideri i së djathtës britanik nën akuza për fshehje...

Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi në garë për kreun e PD-së

30 Prill 09:00

Sot në mesditë skadon afati për të gjithë ata që synojnë të garojnë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës në vend.

Deri tani, i vetmi kandidat i konfirmuar është lideri historik i kësaj force politike, Sali Berisha, i cili pritet të jetë edhe kandidati i vetëm për drejtimin e PD në katër vitet e ardhshme.

Sipas udhëzimit të miratuar më 18 mars, çdo kandidat duhet të dorëzojë dokumentacionin brenda orës 12:00 të datës 30 prill. Ky udhëzim parashikon disa kritere të qarta: kandidatët duhet të kenë të paktën 10 vite anëtarësi në PD, profil të lartë publik e politik, përvojë drejtuese në betejat e partisë dhe të mos jenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Ndërkohë, zgjedhjet për kryetarin e PD janë caktuar të mbahen më 23 maj. Edhe pse ish-deputeti Ervin Salianji ka shprehur publikisht ambicien për të kandiduar, ai nuk mund të marrë pjesë në garë pasi është përjashtuar nga partia.

Në këto kushte, gara duket se do të zhvillohet me një kandidat të vetëm, ku Sali Berisha do të kërkojë mbështetjen e demokratëve për të udhëhequr Partinë Demokratike në katër vitet e ardhshme.

Berisha ka qenë një figurë dominuese në PD që prej themelimit të saj në dhjetor 1990. Ai u zgjodh për herë të parë kryetar në vitin 1991 dhe e mbajti këtë post deri në vitin 1992, kur u bë President i Shqipërisë. Më pas u rikthye në krye të partisë në vitin 1997, duke e drejtuar deri në vitin 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Në shtator 2021 ai nisi lëvizjen “Foltorja”, pas përjashtimit nga grupi parlamentar nga Lulzim Basha. Në dhjetor të po atij viti, anëtarësia e PD vendosi shkarkimin e Bashës, ndërsa më 22 maj 2022, Berisha u rikthye zyrtarisht në krye të Partisë Demokratike.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Berisha PD

Nga e njëjta kategori

Mjeku Edmond Gashi

Skandati tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë

më shumë...

Kryepolici Skënder Hita takim në Drejtorinë Vendore të Korçës, konfirmon në detyrë Vilson Balën, jep porositë kryesore

më shumë...

Alesia Balliu sfidon Berishën: Do garoj për kryetare të PD-së! Nuk rrëzohet qeveria me një “non grata” në krye

më shumë...

Kishin fshehur drogën në pallat e në makinë, “Shigjetat” arrestojnë 26 vjeçarin, dy në kërkim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:56

Ishte shpallur e zhdukur prej 25 prillit,...

Mjeku Edmond Gashi
10:47

Skandati tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll...

10:41

Kryepolici Skënder Hita takim në Drejtorinë Vendore...

10:26

Alesia Balliu sfidon Berishën: Do garoj për...

10:24

Kishin fshehur drogën në pallat e në...

10:00

Zbulohen dy dyqane ku shiteshin fenelina dhe...

9:43

Trump synon të reduktojë numrin e trupave...

9:00

Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat,...

8:35

SHBA-të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së raketës...

8:26

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit...

8:05

“Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”,...

11:09

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti...

10:27

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

10:26

Kosova në zgjedhje të parakohshme, Presidentja në...

10:05

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD:...

9:49

Cilat janë pesë ushqimet që provokojnë alergji?

9:20

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë,...

9:19

VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e...

9:11

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për...

8:57

Lideri i së djathtës britanik nën akuza...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP...
  • Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojn...
  • Ekzekutimi i çiftit në Lezhë, gjendet edhe makina tjetër e a...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.