Një aksident aksident ka ndodhur mrbëmjen e sotme në aksin Orikum-Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen” i drejtuar nga V.G ka përplasur një tufë bagëtish të imta (dhi) që po kalonin rrugën. Si pasojë e përplasjes kane ngordhur disa bageti rreth 10 si dhe është dëmtuar dhe çobani, shtetasi Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të tufës.
Nga forca e goditjes, ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi ka pësuar traumë.
Drejtuesi i mjetit i është nënshtruar testit të alkoolit, i cili ka rezultuar 0.00 mg/l. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.





