Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sulmin me armë në Shtëpinë e Bardhë, gjatë një aktiviteti të thirrur nga presidentin Donald Trump me gazetarët dhe zyrtarë të lartë.
Në një postim në rrjetin social “X”, Rama shkruan se lajmi për këtë sulm ishte tronditës, ndërsa shprehet i lehtësuar që nga ngjarja nuk pati pasoja serioze.
Sipas Ramës, një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo.
“Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington, DC gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. I lehtësuar që @POTUS dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe mirë”, shkruan Rama.





