Shkodra po kthehet në një pikë të rëndësishme të sportit ndërkombëtar, teksa në Adriatic Tennis Park zhvillohet turneu që ka sjellë në qytet sportistë nga 53 vende të botës.
Me pjesëmarrjen e mbi 130 tenistëve, ky aktivitet sportiv jo vetëm rrit nivelin e konkurrencës, por forcon edhe profilin e Shkodrës si një destinacion në rritje për turizmin sportiv.
“Është shumë bukur këtu. Fushat janë shumë të mira dhe ambienti është i këndshëm. Ka shumë fusha për padel, një sport që më pëlqen shumë. Gjithçka është e organizuar mirë, edhe fushat me dhe të kuq, edhe ato indoor”.
“Unë jam nga Turqia, quhem Ives, jam 16 vjeç dhe kjo është hera ime e tretë në Shqipëri, në Shkodër. Klubi është shumë i bukur, gjithçka është e kuruar dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe miqësorë. Edhe natyra është fantastike”.
“Unë jam gjithashtu nga Turqia, quhem Zen dhe jam 16 vjeç. Kjo është hera ime e parë në Shqipëri dhe mund të them që është një eksperiencë shumë e mirë. Më ka pëlqyer mikpritja, fushat dhe organizimi i turneve””
Per drejtuesin e Adriatic Tennis Park ne Shkodër, këto evente rrisin jo vetem cilesine e ketij sporti ne vendin tone por ndikojne edhe ne turizmin sportiv ne Shkodër.
“Është një mundësi realisht shumë e mirë për qytetin ndikon për mirë dhe në turizmin sportive, deri më tani në këto dy muaj kanë ardhur më shumë se 1 mijë sportistë, trajnë etj.”, tha Alban Dani.
Turneu i ITF World Tennis Tour pritet të mbyllet me ndeshjet finale të shtunën, duke kurorëzuar një tjetër event të suksesshëm sportiv për Shkodrën.





