Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Besëlidhja, pranë një bar-kafeje, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Jo vetëm objekti ku ndodhi shpërthimi, por edhe biznese përreth dhe xhamat e pallateve janë dëmtuar nga forca e tij.
Lexo edhe :
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi. Zhurma ka qenë shumë e fortë, duke bërë që një pjesë e banorëve të dalin jashtë të tronditur dhe të frikësuar.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar. Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
/vizionplus.tv






