Dilema më e madhe që kanë shumë persona që mbajnë syze është: a ka rrezik lazeri dhe a duhet ta bëjmë?
Mjeku Rubim Topi në një intervistë për emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus ka qartësuar qytetarët me mesazhin e tij.
Ai tha se avancimi i teknologjisë ka ulur rrezikun e efekteve anësore, por që nuk janë shmangur tërrësisht.
Si “tifoz” i syzeve, mjeku tregoi rastet se kur është më mirë të bëhet lazer.
Më tej, ai përmendi edhe rreziqet që vijnë nga lentet.
“Unë jam tifoz që asnjë trup të huaj s’duhet të ketë brende në sy. Sado cilësore të jetë lentja, ajo për syrin është trup i huaj dhe syri do e perceptojë si trup të huaj. Çdo gjë ka limitin e saj. Nuk lejohet që lentja të përdoret më shumë se 8 orë. Duhet të kesh duar shumë të pastra e mundësisht të jenë lente ditore, ti përdorësh e ti flakësh.
Me avancimin e teknologjisë, shumë nga reziqet e lazerit kanë filluar të minimizohen. Nëse do ivendosim në peshore, lentet me lazerin, nëse pas ekzaminimeve rezulton që trashësia e kornesë dhe numri nuk kanë problem për kryerjen e lazerit, do isha tifoz të marr një zgjidhje definitive sesa të përdorësh për vite të tëra me lente”, tha mjeku Rubin Topi./vizionplus.tv





