Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 January 2026
Vizion fokus

Të shtëna me armë në bashki, 1 viktimë dhe...

Vjehrra rreh dhëndrin në Lushnje, arrestohet nga policia

Tarifat e Trump ndaj vendeve të BE, Unioni përgatitet...

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, KQZ vendos për rinumërim të...

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 6 emigrantë nga Egjipti,...

Parku i Liqenit të Paskuqanit, Rama: 84 hektarë hapësirë...

Dyshohet se vranë një person në Dibër në vitin...

Protestat në Iran, hakerohet televizioni shtetëror, mesazh për forcat...

Burri denoncon në polici: Gruaja ka marrë djalin dhe...

Berisha: Kushtetuesja seksion i PS,uroj që gjykatësit të thërrasin...

Tragjedia në Andamuz, aksidenti i 4-t më i rëndë hekurudhor në historinë e Spanjës

19 Janar 11:25

Përplasja dhe dalja nga shinat e dy trenave në zonën e Andamuzit, mbrëmjen e së dielës po konsiderohet si një nga aksidentet hekurudhore më të rënda në historinë e Spanjës. Sipas përditësimeve të fundit, nga tragjedia kanë humbur jetën 39 persona, ndërsa 152 të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave spanjolle, dy deri në tre vagonët e fundit të një treni ekspres kanë dalë nga shinat për shkaqe ende të paqarta dhe janë përplasur me një tren të shpejtësisë së lartë që po udhëtonte në drejtim të kundërt, duke shkaktuar edhe daljen nga shinat e këtij të fundit dhe pasoja të rënda për pasagjerët.

Aksidenti i fundit renditet si i katërti më vdekjeprurës në historinë e hekurudhave spanjolle. Spanja ka njohur disa tragjedi të rënda hekurudhore që nga viti 1944, ndërsa më e fundit para kësaj ndodhi në korrik të vitit 2013, kur një tren doli nga shinat në zonën e Santiago de Compostela, duke shkaktuar vdekjen e 79 personave dhe plagosjen e 145 të tjerëve.

Një nga aksidentet më fatale të shekullit XX u regjistrua në janar të vitit 1944, kur një tren ekspres, që udhëtonte nga Madridi drejt Galicisë, u përplas me një lokomotivë gjatë manovrave në dalje të stacionit. Sipas të dhënave zyrtare të kohës, humbën jetën 78 persona dhe u plagosën 75 të tjerë, megjithatë vlerësime jozyrtare flasin për deri në 500 viktima.

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi në vitin 1972, kur një përplasje ballore në linjën Kadiz–Sevilje shkaktoi 79 viktima. Aksidenti u regjistrua pas përplasjes mes një autobusi hekurudhor dhe një treni ekspres.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Andamuz Hekurudha historinë e Spanjës

Nga e njëjta kategori

Të shtëna me armë në bashki, 1 viktimë dhe 6 të plagosur në Çeki, policia vret autorin

më shumë...

KQZ vendos rinumërim të plotë, u gjetën parregullsi te vota e kandidatëve për deputetë në Kosovë

më shumë...

I jepni fëmijës ujë me sheqer? Mjekët ngrenë alarmin pse duhet të ndaloni menjëherë

më shumë...

Vjehrra rreh dhëndrin në Lushnje, arrestohet nga policia

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

3:04

Të shtëna me armë në bashki, 1...

2:37

KQZ vendos rinumërim të plotë, u gjetën...

2:35

I jepni fëmijës ujë me sheqer? Mjekët...

2:18

Vjehrra rreh dhëndrin në Lushnje, arrestohet nga...

2:08

Tarifat e Trump ndaj vendeve të BE,...

2:08

Ditëlindja e parë pa të atin, Roeli...

2:05

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, KQZ vendos për...

1:47

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 6 emigrantë...

1:47

Parku i Liqenit të Paskuqanit, Rama: 84...

1:35

Dyshohet se vranë një person në Dibër...

1:27

Protestat në Iran, hakerohet televizioni shtetëror, mesazh...

1:11

Burri denoncon në polici: Gruaja ka marrë...

1:10

Berisha: Kushtetuesja seksion i PS,uroj që gjykatësit...

1:00

Pas 11 ditësh, rruga Qukës–Qafë Plloçë i...

12:55

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash...

12:49

Konferenca e Kryetarëve, zbardhen debatet! Balla-opozitës: Bashkëpunoni...

12:30

“Vendime që ndikojnë gjithë vitin 2026”, Horoskopi...

12:13

Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj:...

12:09

Tensione në gjyqin e “Klanit Duka”, nëna...

11:55

Burg ish-drejtorit të Burgut, u arrestua pas...

Më të klikuarat

  • 75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në 2026
  • Vjedhje milionash me call center, SPAK: Dyshohet se operacio...
  • “Vendime që ndikojnë gjithë vitin 2026”, Horosko...
  • Bordi i Paqes në Gaza, Trump i dërgon ftesë Putin, reagon Kr...
  • Ditëlindja e parë pa të atin, Roeli feston 4-vjetorin me fot...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.