E martë, 22 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Te Onkologjiku SEKSERËT e ilaçeve bëjnë namin”, gazetari: Farmacitë, me barna kontrabandë

“Fjongot rozë në tetorin e zi”, është tema e kësaj të marte në Quo Vadis në Vizion Plus, në kuadër të protestës që u zhvillua para Ministrisë së Shëndetësisë për të shprehur pakënaqësitë në lidhje me shërbimin e spitalit Onkologjik.

I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus gazetari Osman Stafa deklaroi se në farmacitë rreth QSUT-së shumë pacientë i marrin barnat kontrabandë.

Ai nënvizoi se disa kohë më parë funksiononin edhe me sekserë, ku i merrnin pacientit dhe pagesa deri në 600 mijë lekë.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Borakaj: Po ai që e siguron medikamentin jashtë. Ka shumë nga ata të cilët thonë: “E marrim në Gjermani apo e marrim në Itali.

Stafa: Dhe jo vetëm kaq, e marrin kontrabandë edhe tek ato farmacitë e QSUT-së. Dhe kjo është alarmante, sepse ti të dish diçka. Aty hynin sekserë brenda Onkologjikut përpara pak vitesh. Hynin sekserë, kishin komunikime me persona aty, dhe i thoshte ai: Shiko se çfarë ke nevojë ti. Për këtë, hajde se e di unë. Dhe i merrnin një pacienti 300 mijë lekë,  200 mijë lekë apo 600 mijë lekë për Herceptinën, sepse atëherë nuk kishte hyrë fesgu në Shqipëri. Të gjithë kërkonin Herceptinën, dhe i kanë rrjepur këta njerëz. Pastaj, ishin ata që e merrnin jashtë, i merrnin në Gjermani apo i merrnin në Turqi.Po si i sillnin këta në Shqipëri? Cilat ishin kushtet e mirëmbajtjes së tyre dhe transportit? Sepse ai nuk mund ta mbajë dot një medikament në autobus.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë