E martë, 17 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Këshilli i Bashkisë Mat miraton me 14 vota draftin e mazhorancës për reformën territoriale

Pas përmbylljes së dëgjesave publike në 8 njësitë Administrative, Këshilli i Bashkisë Mat zhvilloi këtë të hënë një mbledhje jashtë radhe ku mes disa pikave ishte edhe ajo për reformën administrative territoriale.

20 këshilltar nga 21 që janë gjithsej ishin të pranishëm në këtë mbledhje ku u diskutua projekt-drafti për reformën administrative territoriale 2.0 të propozuar nga mazhoranca. Këshilltarët dhanë mendimin e tyre në lidhje me propozimin e mazhorancës i cili parashikon që Bashkia Klos të mos jetë më njësi e vetëqeverisjes vendore por t’i bashkohet Bashkisë së Matit.

Pas fjalës së mbajtur nga një pjesë e madhe e këshilltarëve të pranishëm në këtë mbledhje, kjo pikë e rendit të ditës u kalua në votim. 14 këshilltarë votuan pro draftit të propozuar nga mazhoranca, 5 këshilltar votuan kundër dhe një abstenim.

Këshilli Bashkiak Mat dhe Kryetari i Bashkisë do të dorëzojnë pranë kuvendit mendimin e tyre në lidhje me bashkimin e bashkive Mat e Klos në një të vetme, ndërsa drafti final pritet të kalojë në parlament për votim me datë 8 Tetor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.