E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Protestat, Rama: Demokracia është një mosdakordësi që e përjashton urrejtjen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në SHBA, ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama u ndal te protesta që po zhvillohet në Tiranë. Ai tha se kjo tregon që në Shqipëri po zhvillohet demokracia, ku për herë të parë shqiptarët po kërkojnë më shumë, ndryshe nga disa vite të shkuara, kur as bota e as shqiptarët nuk shihnin çfarë po ndodh.

“Siç e dini, këtë herë flamingo u bë figura më popullore e Shqipërisë, doli nga laguna, erdhi në Tiranë, dhe mori vëmendje në të katër anët e globit. Askujt nuk do t’i kishte shkuar mendja se si një shpend aq i hijshëm, do ta kthente Shqipërinë në një adresë botërore të një debati shumëplanësh për natyrën, turizmin, Trumpizmin. Përtej këtij të fundit që, për hir të së vërtetës, e globalizoi flamingon e Zvërnecit, pati diçka shumë domethënëse, që tërhoqi jo vetëm vëmendjen, por edhe mbështetjen e shumëkujt. Deri dje Shqipëria lëndohej në shumë mënyra dhe bota as nuk e shihte, dhe shqiptarët as nuk mund ta shihnin në fakt, se jeta në Shqipëri zhvillohej me idenë se ka edhe më keq. Sot, kur shumë gjëra ndryshuan, shqiptarët kanë nisur me idenë që ka edhe më mirë. Një shoqëri që kërkon më shumë është një shoqëri që është ngritur, që e ka parë horizontin. Por pikërisht sepse mësuam të kërkojmë më shumë nga qeveria, nga shteti, nga vendi ynë, duhet të kërkojmë më shumë dhe nga vetja për të qenë pjesë e shoqërisë së re shqiptare për mënyrën se si e shohim njëri-tjetrin kur mendimet nuk na puqen”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u ndal edhe te thirrjet që disa shqiptarë që jetojnë në SHBA kishin bërë për të protestuar, ndërsa Rama do të mbante fjalimin e tij në Michigan.

Sipas Ramës, demokraci do të thotë të mos biesh dakord, por pa qenë nevoja të theresh e të vritesh.

Rama theksoi se demokracia është një mosdakordësi që përjashton urrejtjen.

“Rama, se të vija këtu, disa shqiptarë të këtij komuniteti kishin bërë thirrje që të protestonin, është e drejta e tyre, do doja të ishin këtu dhe ata që të shiheshim. Ndër shumë fjalët e mençura më pëlqen ajo që thotë: Cilësia e bashkëjetesës demokratike nuk përcaktohet se sa shpesh biem dakord, por nga mënyra se si nuk biem dakord. Mund të mos biesh dakord dhe të theresh, por tjetër është ta bësh me respekt. Demokracia është një mosdakordësi që e përjashton urrejtjen, përballje që përcakton respektin, dhe një luftë ku qëllimi nuk përcakton çdo mjet. Kjo e demokracisë është një rrugë shumë më e gjatë se sa ishte në krye të herës”, u shpreh Rama.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.