Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 July 2026
Vizion fokus

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët përhapen nga...

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të takohen në...

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare...

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni Komisariati Nr....

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës kryesore

Spanjë/ Zjarr masiv në Costa Brava, izolohen mbi 10...

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për provokim të...

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje me avionë...

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin e Nord...

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish në shesh

“Ballkani, laborator i Europës”, Rama: Rajoni ynë është një horizont i ri që Europa mund ta zbulojë

13 Tetor 18:47

Liderë të Ballkanit Perëndimorë, zyrtare të Bashkimit Europian dhe investitorë të huaj u mblodhën në Tiranë në Samitin e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.

Fjala hapëse e këtij takimi të nivelit të lartë, u mbajt nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri Edi Rama, i cili kishte dhe një mesazh për vendet e unionit, që sipas tij duhet të ndryshojnë qasjen për rajonin.

“Po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE. Fluksi i turistëve dhe investimet europaine janë zgjim i një ideje të thjeshtë, por të fuqishme, që Ballkani Perëndimor nuk është oborr i pasmë i Evropës dhe as lagjja e tij e dorës së dytë, por një horizont i ri. Një horizont që Evropa mund të ri zbuloje shkathtësinë, oreksin e saj dhe dashurinë për jetën dhe paqen”, tha Rama.

Sa i përket investimeve të unionit, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Ballkani Perëndimor është vendi ideal për të ndërtuar të ardhmen.

“Nuk duhet shumë shkencë, për të kuptuar që Ballkani Perëndimor, mund të bëhet laboratori i Europës, për të testuar dhe për të provuar të ardhmen. Le të themi troç Europa nuk e ka luksin, që të varet nga ajo që nuk e kontrollon. Duhet ta kthejmë potencialin në qëllim dhe ta kthejmë këtë rajon në zonën e transformimit të Evropës”, u shpreh Rama.

Në panelet e këtij takimi të nivelit të lartë morën pjesë investitorë nga vende të ndryshme e mes tyre ishte edhe CEO i “Concord Investment”, Artan Dulaku. Ai vuri në dukje resurset e mëdha që ofron Shqipëria dhe rajoni.

“Nëse ne duhet të ecim përpara duhet të ristrukturojmë ekonominë tonë dhe të përfshihemi në ato që janë mënyra të zgjuara për të bërë biznes dhe që është, koordinim midis sektorëve kyç si energjia, energjia e rinovueshme, dhe pse të mos lëvizim drejt disa mjeteve financiare, strukturës së re që i nevojitet vendit”, tha Artan Dulaku, CEO i “Concord Investment”.

Ndërsa interesi i të huajve sa vjen e rritet, ka nevojë për disa zgjidhje që mund të ofrohen.

“Do t’ju sjell një shembull. Duke folur për mikpritjen, kemi vënë re se kërkesa për të qenë të pranishëm në Shqipëri, që nga 20 rrjete hotelesh në Evropë, është shumë e lartë dhe përgjigja është e ngadaltë dhe duhet të përshpejtohet disi. Do t’ju jap një shembull se çfarë mund të bëjë qeveria lokale. Qeveria lokale në thelb mund ta zgjidhë çështjen e pronësisë së tokës, e cila është një çështje e madhe dhe asnjë e huaj nuk mund ta zgjidhë atë me mjetet e veta. Qeveria lokale mund t’ua përkthejë nevojat lokale partnerëve ndërkombëtarë”, deklaroi z.Dulaku, CEO i “Concord Investment”.

Projektet që pritet të mbështeten në rajon arrijnë vlerën e mbi 4 miliardë eurove.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Artan Dulaku Concord Investment Edi Rama lidere te ballkanit perendimore Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët përhapen nga era e fortë, plagoset një i ri

më shumë...

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni Komisariati Nr. 3

më shumë...

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish në shesh

më shumë...

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobës në Durrës, ja çfarë iu gjet gjatë prangosjes

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:59

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët...

10:49

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të...

10:19

Të shtëna me armë zjarri në një...

9:59

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni...

9:40

Disa truke për ta bërë më të...

9:35

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës...

9:17

Spanjë/ Zjarr masiv në Costa Brava, izolohen...

9:13

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për...

8:43

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje...

8:37

Shenjat që tregojnë se nuk pini ujë...

8:10

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin...

7:56

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

7:32

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish...

7:00

Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në...

6:59

Serbia arreston një shtetas të Kosovës në...

6:43

Armëpushimi me Izraelin, më shumë se 600...

6:34

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi...

6:26

Temperatura të larta në Belgjikë, vala e...

6:17

Marina Orikum mirëpret edicionin e 15-të të...

5:52

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës kryesore
  • E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë (EMRI)
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.