Rreth 9 mijë fëmijë do të zhvendosen nga qyteti rus i Belogrodit dhe disa zona të rajonit me të njëjtin emër për shkak të bombardimeve të Ukrainës, tha sot guvernatori i Belogrodit Vyacheslav Gladkov .

Grupi i parë, i cili do të përbëhet nga rreth 1200 fëmijë , do të largohet më 22 mars, shpjegoi guvernatori i Belgorodit, i cili ndodhet në kufirin e Rusisë me Ukrainën.

Aleati i Putinit, Patrushev thotë se Perëndimi ka dështuar të shkundë Rusinë. Aleati i presidentit rus Vladimir Putin dhe sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev, tha sot se SHBA dhe Britania ishin përpjekur të përçajnë Rusinë, por nuk arritën të tronditnin situatën e brendshme politike.

Këtë deklaratë Patrushev e ka bërë në një intervistë për gazetën ruse “Argumenty i Fakty” pas rizgjedhjes solemne të Putinit në presidencën e vendit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *