Kërkesa e tetë prej komplotistëve, të cilët kanë kërkuar azil politik në Greqi, rrezikon të  kthehet në një incident diplomatik mes Athinës zyrtare dhe Ankarasë. Autoritetet greke kanë njoftuar se po shqyrtojnë kërkesën e ushtarakëve turq, të cilët kanë mbërritur në këtë shtet me anë të një helikopteri ushtrie. Ndërkohë pala turke ka kërkuar kthimin e tyre mbrapsht për në Turqi, për t’i dënuar ata për tentativën e grushtit të shtetit. Me herët, pas njoftimit për kryengritjen ne një pjese të ushtrisë, edhe pala greke dërgoi trupat e saj në kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *