Në fund të këtij viti, kryeministri Rama ka premtuar se Laçi, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, do të jetë një qytet i ri.

Shefi i qeverisë ka inspektuar punimet për ndërtimin e 727 apartamenteve të reja në këtë zonë.

Përveç pallateve për qytetarët që mbetën pa shtëpi, do  ndërtohen edhe 4 shkolla të reja, 2 kopshte, spitali si dhe godina e re e bashkisë.

Në Laç, aktualisht po punojnë 10 kompani shqiptare e një kompani turke, gjithsej 3 mijë punëtorë për të garantuar përfundimin sa më shpejt të godinave të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *