Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e rasteve të reja dhe viktimave nga Covid.

 

Sipas Ministrisë. në 24 orët e fundit janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 604. Ndërkohë kanë humbur jetën tre persona.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 604 qytetarë, në këto bashki:
222 në Tiranë, 33 në Berat, 30 në Sarandë, 27 në Fier, 26 në Durrës, 25 në Lushnje, 24 në Vlorë, 23 në Gjirokastër, 21 në Shkodër, 12 në Elbasan, 11 në Krujë, 10 në Kuçovë, 9 në Kamëz, 8 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Peqin, Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Poliçan, nga 5 qytetarë në Dropull, Delvinë, Divjakë, Kavajë, Kurbin, Korçë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Mat, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Gramsh, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Shijak, Lezhë, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, nga 1 qytetar në Finiq, Konispol, Himarë, Bulqizë, Dibër, Tropojë, Has, Pukë. Janë 10,636 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 124 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 71- 76 vjeç.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1505 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 252,982 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (10 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 604
Të shëruar në 24 orë 1505
Të shtruar në spitale 124
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2962

 

Testime totale 1,704,867
Raste pozitive 267,020
Raste të shëruara 252,982
Raste Aktive 10,636
Humbje jete 3,402

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3651
Fier 1414
Shkodër 1014
Vlorë 916
Gjirokastër 801
Elbasan 750
Berat 684
Lezhë 453
Korçë 362
Durrës 290
Kukës 233
Dibër 68

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *