Një 57-vjeçar tentoi të kalojë kufirin pa deklaruar shumën e parave që kishte me vete.
Ai u kap nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë me 17.380 euro të padeklaruara, të cilat i kishte në çantë.
57-vjeçari u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ndërsa eurot u sekuestruan si prova materiale.