E shtunë, 10 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

500 mijë euro lëndë narkotike/ Pranga shqiptarit në Itali, si doli zbuluar në sytë e policisë

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me një sasi prej 60 kg kanabis. Operacioni u zhvillua në Arezzo, ku karabinierët ishin duke zhvilluar patrullimin e përditshëm.

 

Reklamë

40-vjeçari u konstatua nga policia që të hidhte nga xhami i makinës një kuti kartoni, brenda të cilës u gjet rreth 5 kg lëndë narkotike. Pas kësaj, autoritete italianë vendosën të zhvillonin kontrolle të tjera, në një magazinë e cila administrohej nga shqiptari.

 

Nga kontrollet, policia arriti që të zbulonte në një zyrë disa çanta me drogë, me peshë 55 kg, e cila nëse do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e 500 mijë eurove.

Vazhdo të lexosh

Reklamë