Terror ne Las Vegas. Breshëritë e plumbave te qëlluar nga lartësia gjatë një koncerti në nje hoteli – kazino te quajtur “Mandalay Bay,  lanë pas të paktën 50 të vdekur e mbi 200 te plagosur.

 

Vrasësi është identifikuar si Stephen Paddock 64 vjeç, ndërkohë policia është ne ndjekje te nje femre aziatike me emrin Marilou Danley e cila besohet se është bashkautore.

 

Nga dëshmitë  e para rezulton se autori i masakrës ka qëlluar me breshëri nga kati i 32 i resortit, mbi turmën që po ndiqte koncertin.

 

Mediat raportojnë se policia ka izoluar të gjithë zonën. Ndërkohë, të dhënat e para tregojnë se pavarësisht numrit të lartë të  viktimave, nuk ka të dhëna se sulmi ishte terrorist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *