5 qytetarë të infektuar me COVID ndërruan jetë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa u identifikuan 123 raste të reja, nga 857 testime të kryera. Nuk e kanë fituar betejën me virusin një 56-vjeçar nga Cerriku, një 80-vjeçar nga Kurbini, një 82-vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana: një 68 vjeçare dhe një 77 vjeçare.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.”

Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 20 qytetarë “të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.”

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2066

Durrës                   452

Shkodër                293

Lezhë                    196

Korçë                    135

Kukës                    129

Elbasan                127

Vlorë                     121

Fier                       114

Berat                     73

Dibër                     39

Gjirokastër         34

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *