Një ditë pas vrasjes së 71-vjeçarit Lefter Zhidru, policia ka nisur hetimet në lidhje rastin që terrorizoi qytetin e Elbasanit. Pista kryesore është ajo se ku i kishte gjetur municionet dhe armën i moshuari si dhe mbi rrethanat që e çuan atë deri në marrjen e aktin ekstrem.

Por kur kanë kaluar 12 orë nga ngjarja tragjike, banorët vazhdojnë të jenë të terrorizuar.

Siç shihet edhe nga pamjet, në të gjithë pallatin, muret janë shpuar nga plumbat. E njëjta pamje është dhe brenda banesës ku u ngujua për rreth pesë orë Lefter Zhidru.

Banorët e lagjes tregojnë se ai ishte një njeri problematik dhe se shpesh konfliktohej me ta.

Ndërkohë kjo gjë tregohet edhe në një video të filmuar para pak kohësh ku shihet, lefeter Zhidru që konfliktohet me banorët e lagjes.

Lefter Zhidru u vra rreth orës 18 nga forcat RENEA.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *