Trupat e 39 personave janë gjetur të pajetë brenda një kamioni në Angli.

 

Automjeti, i regjistruar në Bullgari, u gjet në Parkun Industrial Waterglade në Grays, tha policia.

 

Sipas BBC, 38 prej viktimave ishin të rritur dhe njëri prej tyre i ri. Shoferi i kamionit, një burrë rreth 25-vjeçar nga Irlanda Veriore, është arrestuar me dyshimin për vrasje. Shkak i vdekjes së refugjatëve dyshohet të kenë qenë kushtet e ‘tmerrshme’ në të cilat ata po udhëtonin.

 

Zëvendës shefi i kontrollit Pippa Mills tha se identifikimi i viktimave ishte “përparësia numër një” për policinë, por që sipas tij, pritet një “proces i gjatë”.

 

Agjencia Kombëtare e Krimit tha nga ana tjetër që kishte dërguar oficerë për të ndihmuar dhe identifikuar çdo “grup të krimit të organizuar që mund të kenë luajtur një rol” në transportimin e emigrantëve.

 

Richard Burnett, shefi ekzekutiv i Shoqatës së Transportit Rrugor, tha që kontejneri ishte një njësi frigoriferike, ku temperaturat mund të kenë qenë aq të ulëta sa mund të kenë kapur vlerat -25C. Ai i përshkroi kushtet brenda kontenjerit si “absolutisht të tmerrshëm”.

 

Një zëdhënës i ministrisë së punëve të jashtme bullgare konfirmoi se kamioni ishte regjistruar në vend.

 

“Kamioni Scania ishte regjistruar në Varna (në bregun lindor) nën emrin e një kompanie në pronësi të një shtetasi irlandez,” tha ai.

 

Ai duke iu referuar informacioneve të marra nga policia britanike, gjithashtu shtoi se origjina e viktimave nuk perceptohet të jetë vetëm nga Bullgaria por edhe nga vende të tjera, të cilat ai nuk pranoi t’i specifikonte konkretisht.

 

“Policia tha se nuk ka shumë të ngjarë që ata të jenë bullgarë,” shtoi ai.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *