Numri i pacientëve të shëruar vazhdon të jetë më i lartë se i të infektuarve aktivë.

Gjatë përditësimit të shifrave, Rovena Daja deklaroi se në total në vendin tonë kanë fituar betejën me koronavirusin 488 pacientë. N

Ndërsa raste aktive janë vetëm 263. Pra, numri i të shëruarve është thuajse dyfish më i lartë se i të prekurve aktivë.

Në të dy spitalet COVID marrin trajtim 33 pacientë.

“Aktualisht në vendin tonë janë 263 pacientët aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.”

Rovena Daja tha se shifrat tregojnë që masat e marra nga qeveria mundësuan që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet.

Ajo theksoi se pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim të masave, kujdesi i qytetarëve duhet të jetë i njëjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *