30 shqiptarë mbeten në token neutrale në Kapshticë. Burime te siguruara pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit thane se pala shqiptare këtë të mërkurë ka lejuar të hyjnë nga Greqia në drejtim të vendit tonë vetëm ata shtetas shqiptare, të cilët kane qenë të pajisur me autorizime nga Ministria jone e Jashtme.

 

Bëhet fjalë kryesisht për studentë dhe persona me probleme shendetësore, ndersa mbi 30 shtetas shqiptare që paradite kane mbetur ne token neutrale. Me shprese per te hyre deri në orët në vijim ne token shqiptare, policia jonë kufitare duket e vendosur për të zbatur aktet normativë.

 

Edhe diten e sotme policia greke ka lejuar kalimin normal të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Shtetas që janë përjashta në kushte të veshtira atmosferike me borë e temperatura të ulta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *