Subscribe

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 30 ditë burg për gjyqtari Ibrahim Hoxha dhe djalin e tij Ledionin. Gjyqtari Hoxha dhe 3 të arrestuarit e tjerë mbërritën në ambientet e Gjykatës, pasi lanë Drejtorinë e Policisë. Edhe pse organi i akuzës ka kërkuar masën e “arrestit me burg”, Gjykata ka vendosur që te lërë në burg për vetëm për 30 dite babe e bir. Me të njëjtën masë sigurie, me “arrest me burg prej 30 ditësh” u lane edhe ish-oficeri i policisë nevruz Gajda dhe Dritan Jazexhiu. Gjyqtari dhe djali i tij u arrestuan në flagrancë mbrëmjen e 2 majit, pasi do të ndikonin në një vendim gjyqësor për çështje pronësie, në këmbim të 600 mijë lekëve. Hoxha u prangos teksa dilte nga banesa e tij për të shkuar në zyrë pranë Gjykatës së Tiranës ku pasi ishin marrë 600 mijë lekët ai do shkruante vendimin për ta lexuar ate më 3 maj në ora 09:15.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *