Arrestohet në flagrancë një i ri në Tropojë pasi gjatë kontrolleve iu gjeten pistoletë, kallashnikov dhe municion.

Në kuadër të operacionit “Babina” fillimisht u ushtrua kontroll në një lokal në qytet ku në çantën e dorës së shtetasit A. Q. shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip pistoletë, një karikator me 6 fishekë dhe 10180 euro.

 

Më pas gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov me 28 fishekë, ndërsa në afërsi të banesës u gjet një sasi prej 2.9 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *