29 deputetë të opozitës parlamentare dorëzuan firmat në kuvend me kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës.

Kreu i grupit parlamentar demokrat tha në emër të kolëgeve të tij deputet se objektivi i kërkesës së tyre është ndryshimi i nenit 68 të Kushtetutes.

Murrizi tha se edhe Presidenti Meta është dakort me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Thelbi, sipas Murrizit, është pranimi I kërkesës për lista të hapura në zgjedhje, në të kundërt opozita parlamentare nuk ka ndërmend të japë votat në kuvend për marrëveshjen e reformës zgjedhore te arritur pak ditë më parë në Këshillin Politik.

Myslim Murrizi lajmëroi gjithashtu se grupi parlamentar demokrat ka kërkuar edhe zëvëndësimin e Rudina Hajdarit nga posti I bashkëkryetares së komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore, për tu vendosur ai vetë në këtë post.

Vlen te theksohet fakti se Rudina Hajdari nuk eshte ne listen e firmetareve per ndryshimin e Kushtetutes.

Kujtojme që pak kohë më parë deputetet e grupit parlamentar demokrat hoqen nga posti I kryetares së grupit Rudina Hajdarin duke e zëvëndësuar me Myslim Murrizin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *