Një shtetas u arrestua në flagrancë në qyteti e Bulqizës pasi gjatë kontrollit të kryer iu gjet një arme zjarri pistolete TT dhe 31 fisheke.

 

I prangosuri është Ronaldo Abedini, 20 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për vjedhje).

 

Shërbimet e policisë gjatë ndalimit për kontroll të automjetin tip ‘Benz’, nga ana e shtetasit Ronaldo Abedini, është hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip TT, me krehër me 7 fishekë, dhe 24 copë fishekë të tjerë, të mbështjella në letër.

 

Strukturat e policisë po vijojnë punën për kapjen e drejtuesit të automjetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *