Subscribe

Të gjithë drejtuesit e automjeteve që ndalohen në gjendje të dehur, rrezikojnë gjobë deri në 40 mijë lekë të rinj si dhe heqje të patentës deri në 2 vjet.

Ndërsa gjobat për përdorimin e celularit në timon rriten nga 1500 lekë që ishte shkon në  15 mijë lekë, ose dhjetë herë më shumë.

Por kur shkelja përsëritet 3 herë brenda vitit, vlera e gjobës dyfishohet, që do të thotë se arrin deri në 30 mijë lekë.

 

Këto janë disa nga propozimet krysore që u prezantuan sot nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në kuadër të ndryshime të Kodit Rrugor.

 

ARDI VELIU

 

DREJTOR I PERGJITHSHEM I POLICISE SE SHTETIT 

 

“ Gjobat janë të ndryshme nëse mban telefonin në dorë, flet me cellular apo shkruam një mesazh”. 

 

 

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u shpreh optimist duke thënë se gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka arritur të ulë vdekjet nga aksidentet rrugore me 40%.

 

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila deklaroi masat e pasagjerëve në transportin rrugor duhet të vijë në nivelin e atij ajror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *