16 shtetas shqiptarë kanë hyrë në 24 orët e fundit në vendin tonë përmes pikave të kalimit kufitar të Juglindjes. 15 shtetas të cilëve u kishte përfunduar periudha e qëndrimit në vendet e zonës Shengen hynë në vendin tonë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës ndërsa vetëm një shtetas shqiptar u kthye nga Maqedonia e Veriut përmes pikës së kalimit kufitar në Qafë Thanë.

Me hyrjet e fundit, shkon në 232 numri i personave që do të vijojnë të jenë të karantinuar në pesë hotelet e hapura në Korcë dhe në Pogradec. Emigrantët e karantinuar vijojnë të shfaqin probleme financiare për përballimin e 14 ditëve të karantinimit dhe ushqimin në hotele.

Sipas tyre, shuma e kërkuar është e papërballueshme nga ta dhe kjo ka krijuar një situatë të sikletshme, teksa janë të detyruar të marrin borxh për të kaluar ditët e karantinës.

Një ditë më parë përfunduar 14 ditët e izolimit 48 shtetas të cilët ishin të vendosur në një hotel në periferi të qytetit të Korcës, ndërsa pritet që të largohen edhe emigrant të tjerë që janë drejt fundit të ditëve të karantinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *