15 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë identifikuar 448 raste të reja me COVID, nga 2475 testime të kryera. Qytetarët që humbën jetën ishin të moshave 59-87 vjeç.

“Nuk e kanë fituar dot betejën me COVID: 3 qytetarë nga Fier, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Librazhdi.”

Ndërkohë, janë shëruar 696 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 357 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    22556

Fier       2605

Durrës    1424

Vlorë     1309

Shkodër    1233

Gjirokastër 1258

Korçë     764

Lezhë     569

Elbasan   426

Kukës     344

Dibër     327

Berat      116

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *