Subscribe

14 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë zbuluar 753 raste të reja me COVID, nga 2532 testime të kryera.

 

Nuk e kanë fituar betejën me virusin 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi të moshave 53-86 vjeç.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 431 raste në Tiranë, 49 në Berat, 48 në Durrës, 46 në Lezhë, nga 23 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Kavajë, 17 në Fier, 15 në Krujë, 13 në Kurbin, 11 në Pogradec, 8 në Bulqizë, nga 7 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, nga 6 raste në Skrapar, Vlorë, nga 5 raste në Kukës, Mat, 4 në Elbasan, nga 1 rast në Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Kuçovë.”

 

Ndërkohë, janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar në total numrin e të rikuperuarve në 22.527 që nga fillimi i epidemisë.

 

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11364

Fier       1620

Durrës  1374

Korçë    1119

Vlorë     1053

Shkodër   899

Elbasan   835

Lezhë    775

Berat     742

Gjirokastër  489

Kukës    438

Dibër     265

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *