Subscribe

14 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID, ndërsa janë zbuluar 461 raste të reja, nga 1927 testime të kryera.

 

Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 45-89 vjeç.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 192 raste në Tiranë, 65 raste në Shkodër, 42 raste në Fier, 33 raste në Vlorë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Dibër, 14 raste në Berat, 11 raste në Korçë, 10 raste në Elbasan dhe Lushnje, 6 raste në Lezhë, 5 raste Malësi e Madhe dhe Kavaja, 4 raste Gjirokastra, 3 raste në Kurbin, Kamëz, Peqin, Klos, Kuçovë, 2 raste në Vau Dejës, Mallakastër, Tropojë, Kukës, Krujë, 1 rast në Skrapar, Bulqizë, Tepelenë, Mat, Rrogozhinë.”

 

Ndërkohë, janë shëruar 290 qytetarë, duke e çuar në total numrin e personave që kanë arritur ta fitojnë betejën me COVID në 28,121.

 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 391 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12801

Fier  1734

Durrës  1340

Shkodër    1337

Vlorë      1119

Korçë    1102

Elbasan  981

Berat  962

Lezhë  939

Gjirokastër  565

Kukës  487

Dibër  427

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *