E martë, 24 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:25 Në vijim ora 04:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

13 vjeçari kapet me pistoletë në shkollë

Policia, plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë në ambientet e shkollave.

 

Kontrolle në ambientet përreth shkollave dhe në ambientet e brendshme.

 

Reklamë

Kontrollet në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve.

 

Gjatë kontrolleve në Shijak, specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan në gjendje të lirë një 13 vjeçar nxënës i një shkolle 9-vjeçare, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë imituese.

 

Policia në bashkëpunim me stafet pedagogjike, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve do vijojë të ushtrojë kontrolle përreth shkollave dhe brenda tyre në orare të përshtatshme, me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të sigurt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë