Subscribe

Orët e mësimit në shkollën e mesme në Shupenze të Bulqizës u kthyen në moment ankthi e paniku për dhjetëra nxënës e mësues.

 

Rreth orës 10 e 30, në korridore dhe nëpër klasa u përhap me shpejtësi një tym që dilte nga kaldajat.

 

Në pak minuta situata doli jashtë kontrollit, pasi dhjetëra nxënës shfaqën problem shëndetësore. Ata nxituan të dalin jashtë në oborr.

 

59 nxënës të ndihmuar nga mësuesit, banorët dhe prindërit u dërguan me urgjencë në spitalin e Bulqizës. 16 prej tyre u shtruan në pavijone e 12 të tjerë në spitalin e Peshkopisë. Vetëm një prej tyre që është më rëndë është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

 

Nxënësit tregojnë minutat e panikut gjatë ngjarjes së rëndë.

 

Mjekët thanë se pjesa më e madhe e fëmijëve janë në gjendje stabël.

 

Sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës së Dibrës, Donika Hysenaj sqaroi se situata është nën monitorim.

 

Grupi hetimor dhe policia e Bulqizës shkuan pranë shkollës për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Paraprakisht dyshohet se tymi shpërtheu për shkak se kaldaja nuk ishte provuar asnjëherë. Nga ana tjetër, oxhaqet nuk kanë funksionuar, duke bërë që tymi të kthehej mbrapsht e të mbulonte ambientin e brendshëm të shkollës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *