E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

ZYRTARE/ Ka shënuar 700 gola me Vllazninë, Megi Doçi nënshkruan me gjigantin turk

Çdo fillim e ka një fund. Sulmuesja që ka kontribuar për shumë vite për Vllazninë e Femrave, Megi Doçi ka firmosur në Turqi te Gallatasary.

Pas shumë viteve dominimi absolut në futbollin e femrave në Shqipëri, 27 vjeçarja bën hapin e madh në karrierë duke u transferuar te gjiganti turk.

Reklamë

Më shumë se 700 gola në repertorin e saj dhe 10 tituj kampion në Shqipëri, sulmuesja Doçi shkon me bagazhin plot te turqit e Galatasaray. Në intervistën e parë për klubin ajo u shpreh e lumtur për këtë lëvizje dhe zbulon objektivat e saj.

“Jam shumë e lumtur që jam këtu. Është një nder për mua që të vij në një komunitet të madh si Galatasaray. Kam luajtur në Champions League më parë. Dua të bëhem një kampione këtu dhe të shkoj sërish në Champions”, tha Doçi./vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë