E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zvicër/ Parlamenti miraton rritjen e shpenzimeve ushtarake

Zvicra ka planifikuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në të paktën 1% të PBB-së, pavarësisht qëndrimit të saj neutral, mes një situate të ndryshuar të sigurisë në Evropë.

 

Parlamenti miratoi rritjen e shpenzimeve, duke e rritur atë nga niveli aktual prej 0,71% në 1% të PBB-së, pas luftës ruse kundër Ukrainës që filloi në shkurt.

 

Reklamë

Shpenzimet vjetore të mbrojtjes do të rriten nga rreth 5.5 miliardë franga zvicerane (5.7 miliardë dollarë) në të paktën 7 miliardë franga zvicerane deri në vitin 2030.

 

“Qeveria zvicerane po zbaton planin e mbrojtjes”, tha ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd.

 

“Në funksion të gjendjes së sigurisë boshllëqet ekzistuese të aftësive në ushtri duhet të mbyllen më shpejt sesa ishte planifikuar”, tha ajo.

 

Sipas Amherd, kjo përfshinte modernizimin e zbulimit dhe forcave tokësore.

 

Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes u miratua nga Këshilli Kombëtar dhe Dhoma e Ulët në muajin maj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë