Lifestyle
Parashikimi i motit për ditën e martë, sa shkojnë temperaturat

Ditën e martë vendi ynë parashikohet të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe kthjellime të herëpashershme, kryesisht pas orëve të mesditës.
Reshjet priten me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në juglindje, ndërsa gjatë ditës në veri e lindje reshje lokale shiu dhe shtrëngata të izoluara maleve.
Temperaturat maksimale parashikohet të arrijën deri në 30 gradë celcius, ndërsa ato minimale deri në 10 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore era do të fitojë shpejtësi deri në 16-18 m/s.
Valëzim në det të forcës 3-4 ballë.




