Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka bërë deklaratën e saj të parë publike në një letër drejtuar komunitetit global.

 

Në të, ajo përcjell tmerret e luftës, veçanërisht për gratë dhe fëmijët. Ajo përmendi edhe disa fëmijë të viktimave të luftës deri më tani:

 

“Alisa 8-vjeçare e cila vdiq në rrugët e Okhtyrka, ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte.

 

“Polina nga Kievi, e cila vdiq në granatimet me prindërit e saj.

 

“14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat, dhe nuk mundi të shpëtohej sepse një ambulancë nuk mundi të shkonte tek ai në kohë për shkak të zjarreve intensive.

 

“Kur Rusia thotë se “nuk po bën luftë kundër civilëve”, unë fillimisht thërras emrat e këtyre fëmijëve të vrarë”, ka shkruar ajo.

 

Ajo falënderoi mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar dhe vendeve fqinje që kanë pranuar refugjatët. Por ajo përsëriti gjithashtu thirrjet e bashkëshortit të saj, Presidentit Zelensky, për vendet perëndimore që të shpallin një zonë ndalim-fluturimi.

 

“Me këtë letër, unë dëshmoj dhe i them botës: lufta në Ukrainë nuk është një luftë ‘diku atje’. Kjo është një luftë në Evropë, afër kufijve të BE-së”.

 

“Nëse nuk e ndalojmë Putinin, i cili kërcënon të nisë një luftë bërthamore, nuk do të ketë vend të sigurt në botë për asnjë prej nesh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *