Zjarri shkrumbon pyje e kullota, situatë kritike në malin e Balgjaj në Klos dhe në Lurë
Vatra e zjarrit në malin e Balgjajt në Bashkinë Klos vijon të zgjerohet duke shkaktuar dëme të mëdha në pyje e kullota. Nisur nga situata e rëndë, pasditen e së hënës në ndihmë të forcave tokësore ka shkuar edhe helikopteri Jaguar i ministrisë së Mbrojtjes.

Për shkak të sipërfaqes së madhe të zjarrit e cila është përhapur në të gjitha drejtimet, ka qenë e pamundur që flakët të fiken për një kohë të shkurtër ndërsa vatra ka vijuar të jetë e aktivizuar edhe gjatë natës.
Në Dibër po ashtu vijojnë zjarret në Parkun Kombëtar “Lurë Mali Dejës”, në fshatin Gurë-Lurë. Aktualisht janë dy vatra zjarri aktive, njëra në kullote dhe vatra tjetër është në një sipërfaqe pylli me Ahe.
Në këtë zonë zjarri po përparon shumë shpejt ndihmuar nga temperaturat e larta, era e forte si dhe mbetjet e thata të grumbulluara ndër vite.

Është e pothuajse e pamundur fikja e këtij zjarri me forca nga toka prandaj ndërhyrja nga ajri konsiderohet vendimtare.

/vizionplus.tv




