Arda Guler rinovon me Real Madridin deri në vitin 2032, turku: Dua të shkruaj historinë time në këtë klub

Arda Güler do të vazhdojë aventurën e tij me Real Madridin. Talenti turk ka rinovuar kontratën me klubin madrilen deri në vitin 2032, duke konfirmuar dëshirën për të qenë pjesë e projektit të gjigantëve spanjollë edhe për shumë vite të tjera.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një mesazhi emocionues, ku shpreh krenarinë për vazhdimin e karrierës në klubin që e konsideron më të madhin në botë.
“Kur vesha për herë të parë fanellën e Real Madridit, e dija se po bëhesha pjesë e një historie të jashtëzakonshme. Sot ndiej të njëjtën krenari dhe lumturi, por edhe një përgjegjësi më të madhe”, shkruan Güler.
Mesfushori turk thekson se ëndrra e tij është të fitojë trofe të tjerë me fanellën madrilene dhe një ditë të lërë gjurmën e vet në historinë e klubit.
“Ëndrra ime është ta vesh këtë fanellë për shumë vite, të fitojmë së bashku trofe të rinj dhe një ditë të lë gjurmën time në këtë histori unike”, përfundon futbollisti, i cili shprehet shumë i lumtur që do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit.




