Një zjarr ka shpërthyer në fabrikën e njohur të biskotave “Violanta” në Trikala të Greqisë Qendrore. Flakët janë përhapur rreth orës 4:00 të mëngjesit, fillimisht në bodrumin e ndërtesës.
Për pasojë, 3 gra kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjera rezultojnë të zhdukura.
Lexo edhe :
Related Posts
Autoritetet bënë me dije se 13 persona ndodheshin në vendin e ngjarjes, 8 prej të cilëve arritën të dilnin nga objekti.
Sipas raportimeve paraprake, të gjithë të plagosurit së bashku me një zjarrfikës ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në spital.
Një pjesë e ndërtesës është shembur, ndërsa është krijuar një situatë kaotike me trafikun.
Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ishte aq i fortë saqë u dëgjua në periferitë e Trikalas, ndërsa nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar.
Ndërkohë, në zonë po punojnë 40 zjarrfikës me 15 automjete, ndërsa është angazhuar Drejtoria për Luftën Kundër Zjarreve të Qëllimshme.
/vizionplus.tv






