E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Zjarri në spitalin COVID në Tetovë/ Ministri i Shëndetësisë: Janë konfirmuar 10 të vdekur

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njofton se nga zjarri në spitalin COVID në Tetovë kanë humbur jetën 10 pacientë.

“Në Tetovë ka ndodhur një fatkeqësi që ka marrë shumë jetë. Për momentin janë konfirmuar dhjetë të vdekur nga zjarri, por numri mund të rritet”, ka shkruar Filipçe në Twitter.

Reklamë

Nga ana tjetër, zv.ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani ka folur rreth gjendjes shëndetësore të personave të lënduar.

“Të dhënat zyrtare të vdekurve do të dalin shumë shpejtë, derisa prokurori dhe hetuesia është në vendin e ngjarjes nuk mund të themi një numër të saktë të viktimave. Gjendja e të lënduar është e stabilizuar, por nuk kemi informata ende të reja, deri tani ishim në terren dhe nuk kemi informacione”.

Më shumë video

Reklamë