E diel, 18 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zjarr në Proptisht, era favorizon flakët

Dy vatra zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në dy zona të njësisë Proptisht. E para është shfaqur në fshatin Homçan ndërsa e dyta në fshatin Somotinë.

Në terren janë angazhuar  forca zjarrfëikëse, inspektorë të pyjores si dhe banorë të zonës të cilët janë duke punuar në kushte të vështira nisue nga terreni malor.

Reklamë

Mësohet se zjarri në Homçan është vendosur nën kontroll nga forcat dhe po vijon puna në Somotinë ku flakët janë përhapur si pasojë e pranisë së erës.

Në zonën e prekur janë vendosur dhjetra forca dhe banorë të cilët po vijojnë punën për të izoluar vatrën dhe fikjen e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë