E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr në një banesë në fshatin Gurras, shkak dyshohet soba me dru, shpëtojnë mrekullisht anëtarët e familjes

Zjarr në një banesë në fshatin Gurras ka shkaktuar panik tek familjarët dhe banorët e zonës. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkaku mund të jetë ardhur nga soba e ngrohjes me dru, por nuk përjashtohet edhe mundësia që zjarri të ketë nisur nga një bombul gazi.

Flakët kanë përfshirë të gjithë katin e parë të banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit, në banesë kanë qenë disa prej anëtarëve të familjes, të cilët për fat të mirë kanë arritur të dalin jashtë pa u lënduar. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë