Mbrëmë është dhënë njoftimi pranë AdZM-së së Dibrës, se në peisazhin e mbrojtur Luzni ka rënë një zjarr i fuqishem, ku përveç masivit pyjor rrezikoheshin edhe shtëpitë e banimit rreth tij.
Në bashkepunim edhe me njësinë administrative Luzni dhe administratorin Bekim Damzi, si dhe me kryepleqtë e fshatrave Katund i Ri, Lishan i Poshtëm dhe shumë banorë të fshatrave të zonës, si dhe me sherbimin zjarrfikës, u bë e mundur vendosja nën kontroll e zjarrit.
AdZM Dibër u bën thirje banorëve, pjesë e territorit të Zonave të Mbrojtura, që të tregohen të kujdesshëm dhe dashamirës me natyrën.
“Po kalon një mot i thatë, ku mjafton një pakujdesi e vogël për të shkaktuar një katastrofë të madhe”, thone specialistët e AdZM-së në Dibër.





