E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr në Maliq, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me bimësi, rrezikohen zonat me vreshta dhe pemëtari

Një vatër zjarri është përhapur në Maliq, ku si pasojë një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe bimësi të ulët është përfshirë nga flakët në kodrën midis fshatrave të Blacë dhe Podgorie.

Për izolimin e flakëve janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse dhe punojës të këtij shërbimi po ashtu të njësive administrative Çërravë dhe Vreshtas, pasi përhapja e flakëve të zjarrit rrezikon sipërfaqe jo të vogla me vreshtari dhe frutikulturë.

Zjarri edhe për specialistët e shërbimit zjarrfikës mendohet të ketë qenë i qëllimshëm./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë