E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 31 minuta më parë
Vendi

Zjarr në kufirin me Greqinë, flakët përhapen në një zonë të minuar

Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë,  në afërsi të fshatit Kamnik në Ersekë.

Mësohet se zjarri fillimisht është shfaqur në territorin grek e më pas ka kaluar në tokën  shqiptare.

Reklamë

Deri në këto momente është e pamundur ndërhyjra për izolimin e flakëve, pasi sipas informacioneve, vendi ku ndodhet vatra e zjarrit, është ende një fushë e minuar.

Forca të policisë kufitare, punonjës të MZSH dhe shërbimi pyjor ndodhet në afërsi të zonës për të monitoruar situatën e zjarrit dhe mos lejuar për përhapjen e tij.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë