Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Hungari ka shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 74.23% deri në orën 17:00, sipas të dhënave zyrtare.
Ky nivel përfaqëson një rekord të ri krahasuar me zgjedhjet e mëparshme në të njëjtën orë, duke treguar një mobilizim të fortë të qytetarëve në një proces zgjedhor me rëndësi të veçantë politike. Në zgjedhjet e kaluara, pjesëmarrja në këtë orar ka qenë dukshëm më e ulët.
Krahasuar me vitin 2022, pjesëmarrja këtë herë është mbi rreth 11 pikë përqindje më e lartë.
Rritja e fortë e pjesëmarrjes lidhet me klimën e tensionuar politike dhe rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, të cilat konsiderohen vendimtare për të ardhmen politike të vendit.
Analistët vlerësojnë se interesi i lartë i votuesve mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatin final, ndërsa pritet të shihet nëse ky trend do të vazhdojë deri në mbylljen e procesit të votimit.





